Nga ndarja me Romeon, tek problemet financiare, pse u largua Heidi! Pasi mori valixhet nga banesa ku bashkëjetonte me aktorin, ish-banorja e BBV mbeti pa shtëpi

2 Nëntor 2024, 11:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Romeo dhe Heidi

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar.

Nga ndarja me Romeon, tek problemet financiare, pse u largua Heidi! Pasi mori

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë së fundmi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në Instagram, ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të përballuar jetën e Tiranës.

Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi, të rikthehet pranë familjes, ku ka lënë jo vetëm familjen, por edhe karrierën. Menjëherë sapo ka komunikuar vendimin e saj për t’u larguar, ka reaguar mamaja e saj, duke mos e kursyer edhe vlerësimin për të bijën. Në një postim emocionues në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie vajzës së saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.

“Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni. Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.”

E tashmë në rrjetet e saj sociale, Heidi poston foto e video nga Milano, ku dhe duket se ka vijuar me përditshmërinë e saj, duke iu rikthyer jetës që la në dhjetorin e kaluar, para se të futej në “Big Brother”.

Nga ndarja me Romeon, tek problemet financiare, pse u largua Heidi! Pasi mori

Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu.

Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij. Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë.

Nga ndarja me Romeon, tek problemet financiare, pse u largua Heidi! Pasi mori

Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit. Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashetheme që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte.

Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund.

Video