Nga ku nis dhe ku mbaron deti Jon?

6 July 2023, 19:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga ku nis dhe ku mbaron deti Jon?
Bunec

Deti Jon është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik.

Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perëndimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zákynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore.

Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.

Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore.

Deti Jon është i njohur për erërat e tij të qeta.

Ai është deri në 4206 metra i thellë.

Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.


Video