Motra e Gjestit ndërmerr hapin e papritur ndaj Eglit

24 Mars 2025, 09:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në momentin që u bë për pak minuta pjesë e shtëpisë së BBVA, për të takuar Gjestin, motra e tij nuk harroi t’i dërgonte një përshëndetje të përzemërt Eglit dhe ta falenderonte për kujdesin që po tregonte ndaj vëllait të saj.

Mirëpo, me ndryshimin e sjelljes së Eglit pas rikthimit në shtëpi, ka ndryshuar edhe qëndrimi i motrës së Gjestit ndaj saj.

Sakaq ajo ka vendosur ta heqë Eglin nga ndjekësit në Instagram, ndërsa kjo e fundit e ndjek akoma.

Mesa duket motrës së Gjestit nuk i ka pëlqyer sjellja që Egli ka bërë ndaj tij dhe ndryshimi total që ka pësuar pas rikthimit, shpesh herë duke përdorur një gjuhë të ashpër me të dhe duke i thënë se ai pëlqen vajzat që e trajtojnë keq.

Video