Për shkak të motit të keq, me reshje shiu e stuhi, disa fshatra në Vaun e Dejës kanë mbetur pa energji elektrike.
Bëhet fjalë për këto fshatra: Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.
Ndërkohë, në territorin e bashkisë Fushe Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rruge rurale.
Qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
Njoftimi për përditësimin e situatës nga moti në qarkun Shkodër:
Në të gjithë territorin gjatë natës kemi patur ere të fortë dhe reshje shiu. Aktualisht vijon erë e fortë dhe reshje shiu me intensitet të mesëm.
Në bashkinë Shkodër ka reshje me intensitet të mesëm dhe erë të fortë. Nuk raportohen probleme.
Ne bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë të shoqëruar me erë të fortë, aktualisht tani nuk raportohen probleme.
Nga strukturat MC te Bashkisë Vau Dejës informohemi se ka mungese të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon plotësisht energjia elektrike.
Ne Bashkinë Puke vijon të ketë reshje shiu dhe erë e fortë.
Deri në këto momente nuk raportohen probleme.
Ne territorin e bashkisë Fushë-Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.
Nga DRV Shkodre informohemi se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
Nga DrUK Lezhe informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm gjate 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme ne infrastrukturën e kullimit.