Vrau Martin Canin, Gjykata cakton 'arrest në burg' për 14-vjeçarin

22 November 2024, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau Martin Canin, Gjykata cakton 'arrest në burg' për
Autori Mario Përlleshaj

Gjykata ka caktuar masën 'arrest në burg' për 14-vjeçarin që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi shokun e tij.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në spitalin privat ku ai po qëndron i shtruar. 

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi  akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”, pasi Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”.

 


Video