“Mos u afro se të vjen erë goja. Femër e denigruar!”/ Debati Egla-Erjola kalonin limitet

7 May 2024, 15:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos u afro se të vjen erë goja. Femër e denigruar!”/
Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Egla Cenos

Moderatorja Erjola Doçi mëngjesin e sotëm është përfshirë në një debat me Egla Cenon, pasi kjo e fundit është “tallur” me zërin e saj teksa ajo po kërcente dhe këndonte në shtëpinë e “BBV”.

Konkurrentja iu ka afruar aktores duke i kërkuar asaj që mos t’ia emitojë zërin, megjithëse Egla është përpjekur që ta nxjerrë nga vetja banoren.

“Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës”– i tha Egla, ndërsa Erjola me tone të larta iu drejtua duke i thënë që izolimi e ka çmendur banoren.

“Do të dalin hemoridet” – u shpreh aktorja, teksa Erjola i tha: “Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd. Femër e pështirë.”

Mes debatit ka ndërhyrë Romeo Veshja i cili i tha Erjolës që të qetësohet sepse Egla po e provokon atë, megjithëse moderatorja u shpreh që aktorja nuk do të mundet që ta nxjerrë nga vetja atë.

Pjesë nga debati:

Erjola: A ka mundësi mos të ma shëmtosh ditën dhe të mos ma emitosh zërin

Egla: Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës

Erjola: Të më vish anash

Egla: Do të dalin hemorroidet

Erjola: Ti ke lajthitur, të bën shumë keq izolimi

Erjola: Femër e denigruar

Egla: Nuk të degjeneroj Erjola

Erjola: Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd

Egla: Mos u sforco

Erjola: S’pimë dot një kafe moj femër bullizuese e pështirë

Egla: Kujdes hemorroidet shpirti

Erjola: O bullizuese e pështirë

Egla: Po të dalin hemorroidet, mos u sforco

Romeo: Qetësohu ti moj

Erjola: Çfarë të qetësohem? 100 herë duke na injoruar.  Na lodhin more Romeo, nuk pimë dot një kafe rahat. Nuk dal nga vetja Egla Ceno këtu më ke, ha bananen dhe mbyll gojën. Merri valixhet dhe ik që këtu, si grua ke rënë shumë poshtë në këtë shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video