Merr fund misteri! Victoria Beckham zbulon pse nuk buzëqesh kurrë…

29 July 2024, 19:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr fund misteri! Victoria Beckham zbulon pse nuk buzëqesh
Victoria dhe David Beckham

Në daljet publike apo selfie, thuajse gjithmonë kemi vënë re që Victoria Beckham ruan të njëjtin portret. Shpesh e kanë cilësuar njeri pa shprehi fytyre, por ja që “misteri” u zgjidh më në fund.

Ish-anëtarja e “Spice Girls” është shprehur në një intervistë për ‘New York Times’ se si i ka menaxhuar ndër vite kritikat për mënyrën si pozonte.

“Nuk më intereson nëse më komentojnë. Ndihem krenare për gjithçka kam arritur”, u shpreh ajo, teksa si rrallëherë buzëqeshi. “Kam vite që nuk buzëqesh në foto, padyshim është shenjë pasigurie…”, shtoi ajo.

Por duket se këtë kompleksitet e ka kapërcyer tani që ka mbushur 50 vjeç. Ajo ka realizuar një set fotosh me David Beckham, që u bë viral në rrjet.

Ata risollën ditën e dasmës së tyre, në formën më të bukur…Sidomos me buzëqeshjen e Victoria-s!

Merr fund misteri! Victoria Beckham zbulon pse nuk buzëqeshMerr fund misteri! Victoria Beckham zbulon pse nuk buzëqesh

 



Video