"Më premtove 5 mijë euro kur humba babanë!" Luiz Ejlli i përgjigjet sërish Ronaldo Sharkës (nuk harron dhe fluturën)

4 July 2023, 11:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më premtove 5 mijë euro kur humba babanë!" Luiz Ejlli
Ronaldo dhe Luizi

Vazhdon përplasja në distancë mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës! Këngëtari ka reaguar pas një video të publikuar në Instagram nga Ronaldo Sharka i cili tha se Luizi i kishte premtuar 5 mijë euro për funeralin e babit të tij.

Pas kësaj Luizi postoi një foto të tijën duke vendosur emojin e një fluture (siç e quante ai Ronaldon “Madam Butterfly”) dhe postimin e shoqëroi me këngën e Capital T “U bo vonë”.

Më pas publikoi një fragment nga momenti kur i kishte premtuar Ronaldos 5 mijë euro, duke i thënë se nëse e fitonte ai “Big Brother” do i jepte shumën në fjalë, por jo për funeralin e babait të tij, siç pretendon Ronaldo Sharka.

Ronaldo nga ana tjetër, iu kundërpërgjigj me një video të këngës së Eugent Bushpepës, ‘Maska e madhështisë’.

 

 


Video