
Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga puna si aktore në Teatrin Skampa në Elbasan. Shkak për këtë është bërë përplasja me drejtorin e institucionit, i cili sipas gazetares prej dy muajsh nuk i ka dhënë pagën e saj, prej 55 mijë lekësh të reja. Shkak për këtë është bërë fakti që aktorja ka marrë pjesë në një shfaqje në Teatrin Eksperimental në Tiranë.
“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.
E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.
Aktorja prej vitesh ka qenë pjesë e skens së Teatrit të Elbasanit, ndërkohë që përplasja me drejtorin Kliton Kapaj duket se është bërë shkak për largimin e saj nga ky institucion.