“Më kanë vënë kundër Beatrix”, Beniada Nishani: Iliri nuk më ftoi në dasmë? S’e vras fare mendjen...

5 July 2022, 22:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më kanë vënë kundër Beatrix”, Beniada
Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani ka folur së fundmi për raportet me disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip”, duke sqaruar edhe disa deklarata të saj.

Disa ditë në parë Beniada iu drejtoi ndjekësve të saj pyetjen: Çfarë ju bën të lumtur? Një nga ata ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e modeles e cila ka “ironizuar” dyshen duke i thënë ndjekësit të flejë rehat.

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat”, u shpreh Beniada duke qeshur. Deklarata e saj mori shumë reagime nga fansat të cilët e kritikuan se nuk e mbështeti Beatrixën, me të cilën ka dhe një raport shoqëror. Raportin me këngëtaren e konfirmoi vetë Beniada në një intervistë gjatë ditës së sotme, ku ndër të tjera sqaroi: “Kjo është diçka që është keqkuptuar. Më kanë vënë kundër Beatrix, unë kam raport shumë të mirë me të. Kemi lënë edhe të takohemi. Mua më pyetën për lidhjen e tyre dhe unë thashë që ti lënë rehat. S’kishte lidhje me Borën”.

Ndër të tjera ajo u pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.

“Jo. Nuk më mërziti. Po s’më ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”, tha ajo në “Abc e Pasdites.”

“Më kanë vënë kundër Beatrix”, Beniada


Video