Pyetja ndaj Beatrix për ribashkimin e Borës me Donaldin, fansat "kryqëzojnë" gazetaren (FOTO)

5 July 2022, 18:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pyetja ndaj Beatrix për ribashkimin e Borës me  Donaldin, fansat
Beatrix, Donald dhe Bora

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë publikisht për ribashkimin e Borës me Donaldin. Gjatë pjesëmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Ulqin, gazetarja e emisionit "Ora Verore" e pyeti se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt”? - pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem,”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet.

 Dhe pastaj gazetarja "e lumtur" për pyetjen që bëri dhe reagimin që mori, mbyll intervistën. Kjo gjë është komentuar negativisht nga komentuesit duke "sulmuar" gazetaren si jo profesioniste dhe jo etike. Ka nga ata komentues që kërkojnë që gazetarët të jenë më të kuptueshëm dhe të mos merren "përjetësisht" me një temë të vetme. Sipas komentuesve, Trixa duhet të lihet e qetë dhe të mos vihet në siklet me të tilla pyetje pasi kujtojmë se ishte Donaldi ai që vendosi t`i jepte fund lidhjes me Beatrixën sapo doli nga shtëpia.

Pavarësisht se kjo e fundit kishte zhvilluar ndjenja të sinqerta dhe shumë të ndjera për Donaldin.

Lexoni më poshtë disa prej dhjetra komenteve kundrejt gazetares:



Video