Eni Koçi feston sot 26-vjetorin e lindjes së saj. Në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, por pa dyshim që urimin më special e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Genci i ka bërë një dedikim tepër emocionues bukuroshes nga Shqipëria, duke e krahasuar me “lulen më të bukur” që ekziston. Ndër të tjera këngëtari shkruan dhe se Eni e bën të fortë kur ndihet i dobët, e bën si shkëmb edhe kur jeta i ngatërron rrugët.
“Urime ditëlindjën vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë. Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti. Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur.” shkruan Genc Prelvukaj.
"Dashuria imee Faleminderit qe ma ben cdo dite te bukur e te veçante. Te dua cdo dite e me shume" i komenton Eni Koçi.
View this post on Instagram