"Pash fotot me breshka", Beniada sqaron deklaratën për romancën mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit

5 July 2022, 20:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pash fotot me breshka", Beniada sqaron deklaratën për
Beniada Nishani

Një deklaratë e pak ditëve më parë e ish-banores së "BBV" u mor nga mediat online si një konfirmim i lidhjes mes Megi Pojanit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi.

Mirëpo, modelja pretendon se atë e kanë keqkuptuar. Beniada tregon se dhe ajo njësoj si edhe mediat është ndikuar nga detajet tek fotot.

“Po ça thashë unë. Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë po janë të lidhur janë shumë të bukura. Të them të vertën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë” tha Beniada gjatë intervistës në "Abc e Pasdites"

Gjithashtu, ajo është ndalur edhe tek lajmi për të ndjerin Bujar Nishani, lidhur me kritikat që mori nga ndjekësit.

“Bujari ka qenë kushëriri babit. Njeriun nuk e vlerëson dhe respekton nga veshja e zezë, nuk jam nga më të afërmit e tij, kam qenë sigurisht një pjesë e afër. Ato ditë kam pasur disa angazhime pune dhe unë respektoj njerëzit me zemër, jam afër familjes me vepra jo me fjalë dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme. Veshja e zezë apo jeshile, në momentin që unë jam në punë nuk ka si ta bëj. Pastaj e shoh si diçka të vjetër, është një traditë që bën burri, motra, nusja.” shprehet Beniada.


Video