Majmuni i egër i jep "puthjen" e fundit njeriut që e ushqeu gjithë jetën (VIDEO)

25 October 2022, 19:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Majmuni i egër i jep "puthjen" e fundit njeriut që e ushqeu
Majmuni

Në video po bën xhiron e rrjetit, ku është momenti prekës teksa një majmun i egër i jep puthjen e fundit njeriut që e ushqeu gjithë jetën, në funeralin e tij.

Përpara se të ndërronte jetë, 56-vjeçari Peetambaram Rajan e ushqente kafshën çdo ditë me fruta dhe biskota në oborrin pas shtëpisë së tij në Sri Lanka.

Kur të afërmit e viktimës e sollën majmunin në funeral, mbetën të çuditur tek panë afrimitetin dhe lidhjen e ngushtë që ata kishin me njëri-tjetrin.


Video