Luizi përplaset me Amosin: S’kam ardh me të shit moral ty, e as me thënë p*tanë...

13 May 2023, 21:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi përplaset me Amosin: S’kam ardh me të shit moral ty, e as
Luizi dhe Amos

Luizi dhe Amos janë përballur me njëri-tjetrin në lidhje me fjalorin e përdorur në shtëpinë e BBV, në lidhje me fjalët e rënda që janë thënë për banorët.

Luizi i ka kërkuar një shpjegim Amos për fjalën “p*tanë” të thënë prej tij për Kiarën.

Amos Zaharia: Të lutem mos shit moral. Nuk je askush për të shit moral sepse je ai i cili i ke ngacmuar dhe i tallur të gjithë banorët. Unë nëse kam thënë atë fjalë e kam thënë në gjaknxehtësi e sipër, ndërsa ti ke qenë në gjakftohtësi.

Luizi: S’kam ardh me të shit moral ty, e as me thënë p*tanë. Unë kam ngacmu me batuta. Të gjithë aty keni hy duke qenë të vetëdijshëm se do ngacmoheni, me fjalë me batuta.

 

 


Video