Luizi i dhuron Kiarës një nga gjërat e tij më të shtrenjta dhe moderatorja e vlerëson pa fund

11 February 2023, 15:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi i dhuron Kiarës një nga gjërat e tij më të
Luizi dhe Kiara

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës ka shkuar në një tjetër stad. Mbrëmjen e djeshme ata janë parë më të afërt se kurrë. Ka qenë Kiara ajo që ka dhënë një puthje plot pasion e më pas ka thënë se në BBV ka gjetur dashurinë e jetës. Puthja ka vazhduar edhe më tej në dhomën e grimit.

Prej ditësh Luizi kishte menduar t’i dhuronte Kiarës një nga gjërat e tij më të shtrenjta. Në një moment para pak ditësh ai i ka thënë: “Këtë kryq që mbaj në qafë nuk e kam hequr asnjëherë, nuk ja kam dhënë kurrë askujt dhe gjeje kujt kam ndërmend t’ia jap.”

Sot po shohim se kryqin e shenjtë të Luizit e mban Kiara në qafë, një gjest ky shumë i bukur që duket që Kiara e vlerëson pafund.

Luizi i dhuron Kiarës një nga gjërat e tij më tëLuizi i dhuron Kiarës një nga gjërat e tij më të

 

 



Video