Marrëdhënia Kiara – Luiz ka kaluar në një nivel të ri, pas puthjes së famshme që shkëmbyen brenda shtëpisë së “BBVA”. Ndonëse më parë, moderatorja ishte pak më e ngurtë dhe e rezervuar në sjelljen e saj ndaj Luizit, duket se ka ndryshuar qëndrim dhe ka nisur t’i tregojë banorit se si ndihet në lidhje me të.
“Kisha kohë që s’i përjetoja emocionet kështu, sikur kisha vdekur përbrenda. Nuk kisha asnjë lloj mendimi, frymëzimi, fare, fare…Ndihesha sikur isha 50 vjeç, pa ofenduar 50-vjeçarët, nuk ta shpjegoj dot. Fiks, pa emocion brenda, sikur i bëja gjërat në mënyrë robotike”, i tha Kiara këngëtarit.
Më tej, ajo vijoi:
“Nuk është normale që sa më shumë kohë kalon, aq më mirë ndihem me ty. Se mund të vijë një pikë, për shembull, që thua “u mërzita”, siç rri me të shtëpisë gjatë që nxehesh, zihesh…me ty është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria”, u shpreh moderatorja, e cila theksoi se ishte e lumtur.
View this post on Instagram
Komentuesit shprehen të lumtur për ta, por ka edhe nga ata që mendojnë se për këtë moment, ka ndihmuar paksa xhelozia që Kiara ndien ndaj Kejsit.
Cilado qoftë arsyeja, Kiara foli dhe tha fjalë goxha të ëmbla.