Luizi dhe Olta realizojnë me sukses "misionin sekret", 5 banorëve të rinj iu hiqet imuniteti

17 February 2023, 16:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi dhe Olta realizojnë me sukses "misionin sekret", 5
Hedhja në pishinë

Pesë banorët e rinj të Big Brother Vip: Bledi, Kejsi, Tani, Beati dhe Ermiona që prej spektaklit të nesërm mund të nominohen, pasi iu është rrëzuar imuniteti dy javorësh i dhënë nga Vëllai i Madh.

Atyre iu hoq imuniteti pas "misionit sekret" të realizuar nga Luizi dhe Olta, i dhënë nga produksioni. Ata duhet t'i bindnin 5 banorët e rinj që të hidheshin në pishinë dhe nëse e realizonin atyre iu hiqej imuniteti, në të kundërt, iu shtoheshe edhe një javë.

Por, kjo sfidë u realizua shumë shpejt, të vetmin të cilin e patën të vështirë për ta bindur ishte Bledi, por dhe ky u hodh më pas me gjithë rroba.

Për të realizuar sfidën, Luizi i ka kërkuar ndihmë edhe Armaldos, Valbonës dhe Kiarës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video