Luizi bën sërish me paranoja Kristin: Fituesi i Big Brother në Taxhikistan ndiqte këtë strategji...

4 May 2023, 19:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi bën sërish me paranoja Kristin: Fituesi i Big Brother në
Luizi

Luizi ka habitur shpeshherëme deklaratat e tij dhe se sa e ka studiuar lojën e Big Brother nëpër botë.

Madje ai vuri në përdorim edhe strategjitë e fituesve, ku përmendim këtu atë të fituesit të Kanadasë, kur u fut në banjë me Armaldon dhe Kristin, për të dalë në nominim kokë më kokë me ta.

Por një tjetër gjë që e ka zbuluar sot është se ka ndjekur edhe Big Brother-in e Taxhikistanit.

“Kur banorët rrëfenin linjën e jetës, ai fituesi i Taxhikistanit mbyllte veshët dhe ulte kokën, se nuk donte t’i shihte që të ndihej keq,” tha Luizi.

Kristi: Kush e kishte bërë këtë?

Luizi: Banori i Big Brother-it në Taxhikistan.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Luizi thjesht u tall me Kristin që mbeti i habitur.

 

 


Video