Luiz Ejlli publikon këngën e re, "Amaneti" dedikim për Kiara Titon? (VIDEO)

7 Shtator 2023, 20:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli


Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij të radhës, e cila titullohet “Amanet” dhe ka arritur plot 118 mijë shikime në vetëm 1 orë.

Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashur partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”.

Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Shkuan ditë, shkuan netë

Dashnia e vërtetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy su

Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty

Leji, leji, ata çfarë thonë…

Sytë e tu, s’du me pa lotë

Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës.


Video