Lorenc Hasrama i kërkon falje Sabianit dhe flet për të dashurën që s’e ka falur: Do ti këndoj me kitarë poshtë ballkonit

11 April 2023, 17:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lorenc Hasrama i kërkon falje Sabianit dhe flet për të
Keisi dhe Lorenci

Edhe pse qëndroi pak në “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama arriti të bëjë zhurmë. Ai rrëfeu se ka qenë në një lidhje me Keisin, gjë që bëri xhiron e rrjetit.

Sakaq, Lorenci flirtoi me Jorin, por kjo e fundit nuk shfaqi interes. Mirëpo, këngëtari paska qenë i lidhur.

Të shtunën ai u largua vullnetarisht nga “Big Brother Vip Albania”. Në një intervistë në “Ftesë në 5”, Lorenci ka treguar se i ka kërkuar falje Keisit, i kërkoi falje Sabiani dhe të dashurës së tij që ka jashtë. Por a e ka falur kjo e fundit? Përmes batutave kuptuam që jo.

“I kam kërkuar falje, por do i kërkoj prapë. Do i filloj të bëj gjëra që s’i kam bërë kurrë në jetë, si për shembull të këndoj me kitarë poshtë ballkonit”, tha Lorenci duke qeshur.

Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.

“Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.

 Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.


Video