
Që prej hyrjes së Xhonatan në shtëpinë e Big Brother VIP, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka patur një histori dashurie në të shkuarën per rreth 1 muaj.
Sipas thashethemeve thuehj se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.
Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Por, Xhonatani ditën e sotme në Breaking në TopNews është shprehur se janë lajme të shpikura.
Ai ka treguar se ka folur me familjarët e saj dhe ju ka sqaruar të vërtetën e lajmeve që po qarkullojnë.
‘Sa turp unë Oltën e njoh familjarisht janë lajme të shpikura, nuk e di se kush I ka bërë. Sa dola nga Big Brother u sqarova me familjarët e Oltës’, tha Xhonatan.