“Lemja ime e preferuar", Rozana preket nga mesazhi që moderatorja e njohur i dërgoi në "Big Brother"

21 March 2025, 20:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lemja ime e preferuar", Rozana preket nga mesazhi që
Rozana Radi / BBVA

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” janë surprizuar pasditen e sotme nga mesazhet në “Big Love”. Ata kanë marrë mesazhe të bukura dhe emocionuese nga fansat, familjarët apo miqtë e tyre.

Rozana ka marrë një mesazh nga moderatorja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila ka treguar edhe si e thërret atë me përkëdheli ‘Lemja ime e preferuar’.

Ajo shkruan se është hera e parë që nuk e merr malli për të, pasi e shikon gjithë ditën dhe natën.

“Lemja ime e preferuar Rozana! Hera e parë që nuk më merr malli për ty se të shoh tërë ditën dhe natën. Ta du zemrën, mendjen, por mbi të gjitha humorin. Qesh më shumë dhe shijoje. Mos i jep shumë dritë nga e jotja atyre që nuk e meritojnë. Të pres të më japësh këpucët pas fitores. Të dua, Sania jote (Jonida)”, shkruante në mesazhin e saj moderatorja e njohur.

Ndërkohë  Rozana i përgjigjet: “O zemra ime, Sania ime e preferuar, Miss Kombinati të dua”.


Video