“Lakmia për famë të verboi”/ Beatrix nxjerr këngën e re dhe “ia numëron” të gjitha Donaldit (VIDEO)

28 October 2022, 20:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lakmia për famë të verboi”/ Beatrix nxjerr
Donald dhe Beatrix

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix "pushtoi" për një kohë të gjatë median rozë, teksa vaszhdon të komentohet edhe ditët e sotme.

Ditën e sotme, Beatrix, ka nxjerrë në treg këngën e saj të re të titulluar “Më ndikon”, e cila është shkruar nga vëllai i saj, Alban Ramosaj.

Ky projekt është finalizuar edhe me një videoklip, ku Trixa shfaqet e gjitha e veshur me të bardha. Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë teksti i këngës, i cili duket shumë i ndjerë.

Kështu fansat kanë nisur menjëherë aludimet, duke e konsideruar si një dedikim për Donaldin. “Epshi, Lakmia, për famë të verboj, pirat i dashnisë unë ty po të mallkoj”, thotë ndër të tjera Trixa në këngë.


Video