Kylie Jenner djeg rrjetin me foto nga Majorca!, FOTOT e saj “të nxehta” marrin 4 milion pëlqime në pak orë!

3 June 2024, 10:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kylie Jenner djeg rrjetin me foto nga Majorca!, FOTOT e saj “të
Kylie Jenner

Me një fustan të ngushtë ngjyrë kafe, Kylie Jenner ka pozuar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke marrë mbi 4 milion pëlqime në vetëm pak orë.

Së bashku me motrën e saj Kendall, dhe nëna e tyre, Kris, influencuesja e rrjeteve sociale po kalon pushimet në Majorca.

Kylie Jenner shihet duke pozuar në ishull me një gotë verë në dorë dhe si sfond perëndimin e diellit, teksa merr poza të ndryshme para kamerës.

Nëna dhe vajzat e saj janë parë duke bërë një xhiro me një jaht luksoz në Palma de Mallorca, raporton Daily Mail.

Të trija u përpoqën të mbanin një profil të ulët me pamjen e tyre teksa zgjodhën të udhëtonin me veshje sportive dhe syze dielli.

Motrat Jenner kanë ndarë në Instagram edhe një foto së bashku nga pushimet e tyre.



Video