Einxhel Shkira po pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë. Moderatorja është goxha aktive në rrjetet sociale këtë periudhë duke zbuluar detaje interesante nga pritja e ëmbël dhe raporti me Dagzin.
E teksa kohët e fundit ajo është kthyer në një nga personazhet më të dashur ka nga ata që nuk e lënë “rehat” me komente negative.
Einxhel njihet që reagon dhe shpeshëherë kthen komente por kësaj radhe ka vendosur të tregohet edhe më e ashpër.
Së fundmi ajo ka publikuar një “story” në “Instagram”, ku ka nxjerrë profilet e dy zonjave, që me sa duket e kanë bezdisur me komentet e tyre.
“I bëj thirrje fëmijëve dhe të afërmve: Kush i ka lëshuar këto të dyja të vijë t’i mbledhi te profili im”- shkruan Einxhel krahas fotos me dy profilet e zonjave.
