Kush është italiani që i ka fituar zemrën, Beniada nuk është më “single”: Jam e dashuruar, njihemi prej vitesh

27 Shkurt 2026, 22:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani, ish finaliste e Big Brother VIP Albania 1, është në një lidhje dashurie.

Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku tha se është shumë e lumtur.

Edhe pse qëndroi diskrete, Beniada tregoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se me të njihej prej vitesh.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.

Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”, deklaroi Beniada.


Video