“Ku po shkon bota…”/ Aktorja Sydney Sweeney nxjerr në shitje sapunë me ujë nga vaska e saj dhe rrjeti po zien

30 May 2025, 11:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku po shkon bota…”/ Aktorja Sydney Sweeney nxjerr në
Sydney Sweeney

Riciklimi është një nga temat që ambientalistët e kanë më përzemër, por Sydney Sweeney po e çon në një tjetër nivel. Aktorja po bashkëpunon sërish me një markë sapunësh, Dr. Squatch, për një linjë të re sapunësh që përmbajnë ujin e vaskës së saj.

Jo, nuk e lexuat gabim! Sipas postimeve të saj në Instagram, sapunët “Sydney’s Bathwater Bliss” do të jenë në shitje prej muajit të ardhshëm.

Sapunët përmbajnë rërë eksfoliuese, ekstrakt nga rrëshira e pishës dhe pak nga uji i vaskës së aktores.

“Ju më pyesnit vazhdimisht për ujin e vaskës sime pas reklamës së Dr. Squatch”, kështu që e ruajtëm”, shkroi ajo në Instagram duke prezantuar produktin. “Një sapun shumë i vërtetë, me numër të kufizuar, i bërë me ujin e vaskës sime.”

Në një tjetër postim, ku bëhet pyetja logjike: “Pse?”, përgjigjja është:

“Sepse ju s’ndalonit së pyeturi. Dhe Sydney tha ‘le ta bëjmë!”

Sapunët do të prodhohen me një numër të kufizuar, vetëm 5000 prej tyre dhe dalin në shitje më 6 qershor. Çmimi i një sapuni është 8 dollarë.

“Ku po shkon bota…”/ Aktorja Sydney Sweeney nxjerr në
Sydney Sweeney

Produkti ka shkaktuar një ndarje të qartë në rrjetet sociale.

“Ku po shkon bota…”, shkroi një komentues. “Do të doja kaq shumë që kjo të ishte e rreme”, thotë një tjetër. “Kjo është e shpifur”, vijon komenti i radhës.

Një pjesë tjetër e kategorizojnë si një ide të shkëlqyer marketingu pasi reklama është e krijuar për t’u bërë virale dhe blerësit janë gati.

Gjithashtu, komentuesit shprehen se këto nuk i shkojnë për shtat një aktoreje me potencial. Sydney është shprehur shpesh se ka ndier objektivizimin seksual nga burrat, por nga ana tjetër, produkti është i dizenjuar për ta.


Video