Këngëtari Luiz Ejlli është nja banorët më të komentuar të "Big Brother Vip Albania" dhe duket se ka bërë për vete një pjesë të madhe të publikut.
Ditën e djeshme, në median online u shpërnda masivisht lajmi për ironitë që ai bëri brenda shtëpisë ndaj banorëve të vjetshëm të "BBV-së". Por, duket se ironitë ndaj tyre, Luizit nuk i kanë munguar as kur kanë qenë në role të ndryshem, ata brenda dhe ky jashtë.
Duket se shënjestra e preferuar e tij ka qenë Beatrix Ramosaj, ku e ironizon për mençurinë dhe të folurën anglisht.
"Pak si jashte teme, por a ju ka marre malli per Beatrixen dhe mençurine e saj?" shkruan Luizi në një status në FB më 1 Prill të vitit që shkoi.
Ndërsa, më 8 Mars ka publikuar një video ironizuese dhe krahas saj shkruan: "Mesuesi i Beatrixes ne gjuhen angleze."
