“Ku është?” Olta xheloze për Dorin, ja porosia që i jep të ëmës. Ndërhyn Arbana

7 March 2023, 22:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku është?” Olta xheloze për Dorin, ja porosia
Olta takon të ëmën

Sot në Prime tre të nominuarit, Olta, Maestro dhe Kristi po marrin surpriza nga familjarët. Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer sesi po ndihet që tashmë prej 2 muajsh është larg djalit të saj, Amarit.

E ëma i dha kurajë vajzës së saj të jetë e fortë dhe të vazhdojë  lojën e saj  deri në fund.

Ajo ka treguar se nuk qan sepse nuk dëshiron që të shihet ndryshe nga banorët. Surprizë Oltës i erdhi nëna e saj.

Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk ”harroi” ta pyeste për bashkëshortin, për Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë.

Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, por që ndërhyri Arbana dhe ku i kërkoi që të përshëndeten.


Video