FOTO/ Krijohet çifti i parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ja kush janë dy banorët që shkëmbyen puthjen pasionante!

22 Janar 2026, 09:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kejsi/ Big Brother Albania/ Kejsi

Në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania" ka ndodhur puthja e parë për këtë edicion, mes Inës dhe Keijsit.

Pas një debati që patën me njëri-tjetrin, dyshja kaluan në lavanderi për të sqaruar situatën mes tyre.

Pikërisht aty ndodhi edhe momenti i papritur, shkëmbimi i puthjes pasionante mes Inës dhe Keijsit.

Edhe pse larg syve të banorëve të tjerë, ky moment u transmetua para kamerave, duke u parë nga i gjithë publiku.

Mesa duket, në shtëpi është krijuar çifti i parë i këtij edicioni, ndërsa të dy janë aktualisht në nominim këtë javë.

Gjithashtu, pritet reagimi i Stelinës, sapo ajo të shohë momentin e puthjes mes tyre.



Video