
Një amerikan nga Kentaki është shpërblyer me 450,000 dollarë pasi kompania e tij i organizoi një festë surprizë për ditëlindjen, pavarësisht paralajmërimeve të tij se kjo do t’i shkaktonte stres dhe ankth.
Paditësi, Kevin Berling, pretendon se festa e padëshiruar e ditëlindjes në vitin 2019 në Gravity Diagnostics i shkaktoi atij një sërë problemesh shëndetësore.
Në paadi ai pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të aftësisë së kufizuar. Kompania mohoi çdo akuzë.
Sipas padisë së ngritur, Berling, i cili vuan nga çrregullimet e ankthit i kishte kërkuar menaxherit që të mos organizonte, apo festonte ditëlindjen e tij në punë siç bën zakonisht për punonjësit e tjerë, pasi mund të rezultonte në doza paniku, ankth e stres dhe t’i sillnin në kujtesë momente të pakëndshme nga fëmijëria.
Pavarësisht kërkesës së Berling, kompania, e cila ofron testime për Covid-19, i organizoi atij një festë surprizë në gusht 2019, duke i shkaktuar ankth dhe stres. Berling u largua shpejt nga festa dhe përfundoi drekën në makinën e tij.
Padia thekson se Berling u "konfrontua dhe u kritikua" në një takim të nesërmen, ku ai u akuzua se "u prishi gëzimin e kolegëve të tij" duke u sjellë si “çupëlinë”. Takimi i tensionuar i shkaktoi një sulm të dytë stresi e ankthi, pas të cilit kompania e dërgoi atë në shtëpi në datat 8 dhe 9 gusht.
Më 11 gusht, Gravity Diagnostics e pushoi nga puna, duke përmendur shqetësimet për sigurinë në vendin e punës. Padia e tij pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të një paaftësie dhe u hakmor në mënyrë të padrejtë ndaj tij dhe kërkoi që kërkesa e tij të plotësohej.
Juria e gjykatës i dha atij 450,000 dollarë, duke përfshirë 300,000 dollarë për shqetësimin emocional dhe 150,000 dollarë paga të munguara.
Zyra kryesore operative e kompanisë, Julie Brazil, i tha medias lokale të lajmeve Link NKY se Gravity Diagnostics qëndron në vendimin e saj për të pushuar nga puna zotin Berling, për të cilin ajo tha se shkeli një "politikë të dhunës në vendin e punës".
Kompania tha se do ta apelojë vendimin.