Që nga hyrja e banorëve të re Kristi ka ndryshuar sjellje e qëndrim, Ai nuk duket shumë i qetë dhe është futur disa herë ne debate me banorët dhe Luizin në veçanti. Sot ai ka pasur një debat edhe me Kiarën. Atij i duket tërësisht ndryshe kësaj here dhe e ka kritikuar për sjelljen e saj. Ja një pjesë nga debati i tyre:
Kristi: O Kiara tek ty kam vënë re një si energji shumë destruktive kur u riktheve. Mënyra sesi flisje, si ngacmoje, si bëje.
Kiara: Ëhë, çfarë ke vënë re?
Kristi: Nuk më pëlqen si reagove dje aty te..Që e ridikulizove(e bëre qesharake) gjithë këtë ngjarje.
Kiara: Ok, edhe?
Kristi: Atë seriozitetin tim. Është sjellje shumë e keqe.
Kiara: Dëgjo Kristi, unë e di që ti je i mërzitur se unë jam rikthyer dhe nuk e ke vëmendjen e Luizit 100% po tashi...
Kristi: Nuk është te vëmendja.
Kiara: Kur u ndanë këto na ranë.
Kristi: Nuk është te vëmendja, e kisha te sjellja.
Kiara: Dhe përsa i përket hyrjes time këtu. Të vish me një lloj distancimi dhe ftohtësie nuk do të thotë që unë po vij ndryshe.
Kristi: Reagimi yt ishte shumë i dobët.
Kiara: I dobët? Pse apo se të thashë të vërtetën në sy? Ti ke obsesion për Luizin.
Kristi: Seriozisht? Ti ke ardh me energji shumë të keqe.
Kiara: Pse? Se s’ta var ty? Ju përfitoni nga mirësia ime, nga edukata ime.
Kristi: Mirësia jote? Ti ke ardhur e korruptuar komplet moj.
Kiara: E korruptuar unë? Unë jam shumë, shumë e qetë.
Kristi: Ti ke ardhur e korruptuar dhe ke reagime shumë të këqija. Destruktive fare!
View this post on Instagram