Fifi dhe blogerja Zhaklin Lekatari janë përplasur me njëra-tjetrën së fundmi dhe shkaku i nisjes së sherrit ka qenë një dedikim i këngëtares për partnerin e saj, ku shkruante “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”.
Kjo gjë irritoi blogeren, e cila shprehej në një video se ndjehej e ‘neveritur’ nga postimi i Fifit, pasi sipas saj, femrat nuk duhet të ruhen të virgjëra vetëm për një mashkull.
Por, lidhur me këtë reagim të ashpër të Zhaklinës, ka ardhur dhe një reagim i Fifit, e cila ka publikuar në Instastory një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”, thuhet në postim.
Pas kësaj ka patur sërish një reagim nga Zhaklin e cila ka publikuar reagimin e Fifit dhe e quan "këngëtare tallavaje" duke shtuar “Të puth thagëm”.