Kejsi dhe Kristi u puthën, Sabiani bën veprimin e habitshëm ndaj vajzës së tij

27 February 2023, 11:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kejsi dhe Kristi u puthën, Sabiani bën veprimin e habitshëm ndaj

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kristi dhe Kejsi kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda “Big Brother VIP”.

Edhe pse në kuadër të lojës, dyshja ia kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e shumta përgjatë këtyre ditëve.

Mirëpo babai i Kejsit, Sabiani nuk është aspak dakort në lidhje me këtë romancë. Madje ai e ka shprehur dhe publikisht nëpërmjet disa deklaratave të tij në InstaStory.

E teksa Kejsi e ka shprehur se vetmja gjë që kërkon është të ketë një konfirmim nga i ati, kur është pyetur nga Luizi se çfarë do të bënte nëse këngëtari do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra.

E duket se këto gjëra, ish- banorit të “BBVIP1” nuk po i pëlqejnë aspak tek vajza e tij të cilën ka zgjedhur ta ‘dënojë’ nga jashtë. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në ‘Instagram’ dhe madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.

 



Video