Ka qenë apo jo në një lidhje me Kledi Hysën? Sheila Haxhiraj thyen heshtjen

11 June 2022, 18:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka qenë apo jo në një lidhje me Kledi Hysën? Sheila Haxhiraj
Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa janë përfolur mjaft për një lidhje mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Pas publikimit të fotove të dyshes, ku dukeshin të afërt dhe shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dyshimet u forcuan akoma më shumë. Megjithatë më vonë u kuptua se kjo ishte për bashkëpunim për këngën e re të Sheilës. Kjo e fundit ka folur dhe njëherë për këtë temë edhe pse hezitoi si fillim, duke u shprehur që mes tyre nuk ka asgjë.

“Kledi është një model dhe aktor shumë i mirë dhe menduam pse të mos të ishte pjesë e klipit tim të ri, kështu që Kledi ra dakord. Nuk ka pasur asgjë mes nesh, se nuk e kam pohuar as mohuar në asnjë vend tjetër, por jo s’kemi pasur asgjë jemi thjesht miq të dy.”

Sheila nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër për jetën e saj private duke u munduar të jetë sa më diskrete.

Nga ana tjetër dhe vetë Kledi aludohet se është në lidhje me me këngëtaren Evi Reçi.

Gjatë mbrëmjes në “Netët e Klipit Shqiptar” ka qenë Kledi ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare, me klipin “Mangava Tut”.

Ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu tha kur Evi po ngjitej në skenë.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa çifti u shfaq duke u përqafuar në skenë.


Video