Justin Bieber pëson paralizë të fytyrës (Video)

11 June 2022, 13:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Justin Bieber pëson paralizë të fytyrës (Video)
Këngëtari kanadez, Justin Bieber

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e pjesshme fytyrës pas anulimit të shfaqjeve këtë javë.

28-vjeçari tha në një video në Instagram se gjendja është për shkak të diagnozës së sindromës Ramsay Hunt.

"Siç mund ta shihni, njëri sy nuk përpëlitet. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime... Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime", tha ai.

Sindroma Ramsay Hunt është kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë veshëve të dikujt, thonë ekspertët mjekësorë.

Në fillim të kësaj jave, Justin Bieber njoftoi shtyrjen e tre koncerteve nga turneu botëror, që filloi në shkurt.

"Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë", tha këngëtari i lindur në Kanada në videon treminutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm dhe për shfaqjet e tij të ardhshme tha se ai "fizikisht për momentin nuk është në gjendje që t’i zhvillojë koncerte".

Ai gjithashtu buzëqeshi dhe pulsoi sytë, duke u treguar 240 milionë ndjekësve të tij se si ana e djathtë e fytyrës nuk lëvizte.

"Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im më thotë se duhet të pushoj”, tha ai. "Shpresoj që ju ta kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t'u çlodhur dhe për t'u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë", mbylli mesazhin e tij këngëtari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)


Video