Snoop Dog ka punësuar një person vetëm për t’i dredhur cigaren...tani i rrit edhe rrogën

11 June 2022, 08:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Snoop Dog ka punësuar një person vetëm për t’i dredhur

Gjatë një interviste televizive në 2019-n, Snoop Dogg rrëfeu se kishte punësuar një person me kohë të plotë vetëm për t’i dredhur cigaren perfekte të hashashit, sepse vetë nuk kishte kohë.

Tre vite më vonë thotë se i ka rritur rrogën për shkak të krizës së çmimeve.

Reperi amerikan, i njohur si konsumues ditor i hashashit, postoi në Twitter një status të UberFacts, duke sugjeruar se dredhësi i trefletshit që ka punësuar fiton deri në 50 mijë dollarë në vit.

Ai e ndau postimin në Twitter me 20.2 milionë fansat e tij, duke shkruar: "Inflacioni. Paga e tyre u rrit!"


Video