Enca është një nga personazhet më të përfolur në shoëbizin shqiptar. Këngëtarja para sezonit të verës, shijoi një tur të tërë pushimesh nga Tanzania në Dubai, ndërsa është bërë edhe rezidente në Dubai.
Pas një pushimi të gjatë në muzikë, Enca është rikthyer me këngën e saj më të re “Kalle”.
Në rrjetin e saj social Instagram Enca ka ndarë me 2.4 milion ndjekësit e saj foto nga dukja e saj në klip.
Ajo duket e kuruar deri në detaj, por njëra nga fotot mori vëmendje të madhe. Në të duket Enca me një fustan rozë, ku këngëtarja ka vendosur dorën tek barku i cili duket i rrumbullakosur. Ky detaj ngjalli reagime në rrjet për një shtatëzani të mundshme të Encës.

Para disa javësh Enca Haxhia bëri goxha bujë në rrjetet sociale ku ndau me të gjithë në Instagram një video duke u puthur në buzë me një vajzë. “E dashura ime është më mirë se jotja”, shkruante këngëtarja.
Videoja bëri xhiron e rrjetit teksa u krijuan aludime se këngëtarja mund të jetë biseksuale. E pyetur lidhur me statusin aktual në “Goca dhe Gra”, Enca tha se është beqare.
Ndërkohë, sa i përket videos në fjalë u shpreh se “Ishe vetëm një video shoqërore”. Por Armina Mevlani insistoi duke e pyetur nëse ka prirje biseksuale. Duke mos e mohuar këtë gjë, Enca tha: “Kaq. Nuk dua të flas.”