Nora Istrefi zhytet në luks, shpenzon shifrën marramendëse për veshjet e fundit

10 June 2022, 12:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nora Istrefi zhytet në luks, shpenzon shifrën marramendëse
Nora Istrefi

Nora Istrefi është një ndër këngëtarët më të komentuara të estradës. Kjo pasi ajo ka një dukje të veçantë dhe një paraqitje të veshur çdo herë shtrenjtë.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet si gjithmonë shumë tërheqëse. Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen është shifra e kripur që ka shpenzuar për të blerë veshjet e markave më të njohura.

Sipas “Shqip Closet”, çmimi i veshjes se Norës ka kushtuar më shumë se 13 mijë e 610 euro. Vetëm ora "Rolex" që Nora mban në dorë kushton 11 mijë e 600 euro, ndërsa këpucët e saj "Versace" 1 mijë e 190 euro.



Video