Beatrix dhe Aleksia, ish të dashurat e Donaldit dhe Romeos bëhen shoqe me njëra-tjetrën (FOTO)

9 June 2022, 21:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beatrix dhe Aleksia, ish të dashurat e Donaldit dhe Romeos bëhen shoqe
Beatrix Ramosaj dhe Aleksia Peleshi

Beatrix Ramosaj dhe Aleksia Peleshi janë bërë shoqe me njëra-tjetrën dhe këtë na i vërtetojnë postimet e tyre në rrjetet sociale.

Sot në ditëlindjen e 28-të të Trixës ku ka nxjerrë edhe projektin e ri “Vonë” Aleksia e ka uruar në Instastory ku shkruan “Urime ditëlindjen princeshë” dhe këngëtarja e ka rispostuar duke ja kthyer me “Faleminderit bukuroshe”.

Kujtojmë se Beatrix dhe Aleksia kanë kaluar histori romance me dy vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj. Aleksia Peleshi ka qenë e dashura e Romeos ndërsa Beatrix ishte e dashura e Donaldit gjatë eksperiencës në Big Brother Vip.

Ato mund të ishin kunata, por fati nuk e deshi dhe tani janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën.

Beatrix dhe Aleksia, ish të dashurat e Donaldit dhe Romeos bëhen shoqe


Video