Çfarë po ndodh me aktorin? Johhny Depp nxirret nga hoteli nga truprojat

9 June 2022, 12:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh me aktorin? Johhny Depp nxirret nga hoteli nga
Jonny Depp

Disa foto të Johnny Depp, teksa shoqërohet nga sigurimi jashtë një hoteli, në Birmingham janë bërë virale në rrjet, disa ditë pasi aktori fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Në foto ylli i 'Pirates of the Caribbean', 58 vjeç, dukej i shqetësuar teksa një burrë e mbante prej krahu dhe një tjetër qëndronte pas tyre.

Një burim i hotelit është shprehur për Page Six se ata po e mbronin nga turmat e mëdha të fansave, pasi ”kudo që ai shkon, po goditet nga fansat”.

Depp kishte veshur një pallto sportive me kuadrate bardh e zi, xhinse të zeza dhe këpucë të zeza, të cilat i kombinoi me një shall, flokë të çrregullt dhe syze dielli të stilit aviator.

Javën e kaluar, Depp fitoi gjyqin kundër Amber Heard. Aktorja e ‘Aquaman’ do duhet t’i paguajë aktorit 10.35 milionë dollarë.

 



Video