Eni Koçi është në pritje të ëmbël teksa së fundmi duket se ka nisur pushimet. Pas vizitës tek e motra, Greta Koçi tani është radha për disa pushime në det.
Eni Koçi duket se ka filluar pushimet e saj për këtë vit. Pas vizitës tek motra e saj, Greta Koçi tani është radha për disa pushime në det.
Këngëtarja ka publikuar një InstaStory ku shkruan "E filluam dhe plazhin". Eni Koçi shfaqet me barkun e rrumbullakosur, që nuk duket shumë i madh, pasi është vetëm në muajt e parë të shtatzënisë.
Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj e konfirmuan se do të bëhen prindër nëpërmjet klipit të këngës së tyre të re, “Ama”.
Në fund të videos këngëtarët na treguan se do të sjellin në jetë një vogëlushe dhe ky lajm ishte tejet entuziast për ta.