Julian Deda në Big Brother VIP? Ja çfarë thotë aktori

28 February 2023, 20:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julian Deda në Big Brother VIP? Ja çfarë thotë aktori
Julian Deda

Në një "pyetje-përgjigje" me ndjekësit, disa njerëz e kanë pyetur aktorin e humorit Julian Deda rreth "Big Brother VIP".

Ai ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të hyrë në këtë edicion, por iu desh ta refuzonte për "arsye personale".

"Të shohim herës tjetër...mbase!", shkruan aktori.

Në një tjetër story - ai thotë "Si të dojë publiku" për hyrjen e tij në "Big Brother" dhe në një tjetër thotë përsëri "Të shohim".

41-vjeçari duket se e ka ndjekur edhe këtë edicion (dhe është simpatizant i Luizit), prandaj nuk përjashtohet mundësia që të marrë në pjesë në edicione të ardhshme. Gjithsesi...të shohim.

Julian Deda në Big Brother VIP? Ja çfarë thotë aktori


Video