Jozi është G*Y? Gazetarja NUK NDALET, poston FOTOT e banorit të BBV me një djalë dhe zbulon KOMUNIKIMET private: Nxirrni vet konkluzion!

15 Janar 2025, 21:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jozi, BBVA / Dasara Karaiskaj

Gazetarja Dasara Karaiska ka bërë një deklaratë “bombë” në lidhje me këngëtarin Jozi, i cili është një prej banorëve konkurrentë të Big Brother Albania Vip 4.

Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

Të forta kanë qenë reagimet kundër saj, por ajo sot i ka qëndruar deklaratës madje duke ndarë fotot e Jozit me një djalë që pretendon se është “i dashuri” i tij. Ajo ka shpërndarë edhe disa biseda private me personin në fjalë.

“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar Rozana Radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shprehet gazetarja.

Vlen të theksohet se nuk dihet lidhja e Jozit me djalin në foto, për të cilin gazetarja aludon se është i dashuri i tij.

Ky i fundit në komunikime, insiston se është i martuar me fëmijë madje i kërkon t'i heqë fotot që gazetarja ka nxjerrë duke thënë se Jozin e ka mik familjar.

Video