Modelja Jori Delli ka publikuar së fundmi një video në Instagram, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Modelja ka postuar një video ku shfaqet duke qëlluar me armë, ndërsa videon e ka shoqëruar fillimisht me shkrimin "Një ditë normale në Shqipëri".
Me shumë mundësi, modelja që në fakt deri tani me imazhin e saj e ka nderuar vendin tonë, e kuptoi se po i bente nje reklamë te keqe Shqipërisë me ate shkrim ndaj dhe e editoi dhe e la thjesht me një emoji me flamurin shqiptar.
Nuk dihet nëse Jori po mësonte qitje me armë apo e gjitha kjo është pjesë e xhirimeve nga filmi që pritet të dalë së shpjeti, “Në Kuadër të Dashurisë”.
Në video nuk mungojnë komentet e shumta kritike për shembullin që ajo u jep të rinjve për përdorimin e armëve.