I dërgonte drona gjatë qëndrimit në 'BBV', Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

21 July 2023, 13:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dërgonte drona gjatë qëndrimit në 'BBV', Luiz
Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli ishte një ndër konkurentët e “BBV”, i cili me lojën, gallatat dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronat që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

Mirëpo së fundmi fituesi i “BBV” ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’ i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar drone kur ai ndodhej brenda shtëpisë.

Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës Luizi ka kënduar live për të, ndërsa video e ka postuar në InstaStory teksa krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrrin.

“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh.”, ka shkruar Luizi krahas videos.

I dërgonte drona gjatë qëndrimit në 'BBV', Luiz


Video