Këndimi me “playback” në koncerte, Aleksandër Gjoka s’ja kursen Dafinës: Çfarë turpi!

20 July 2023, 18:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këndimi me “playback” në koncerte, Aleksandër Gjoka

Aleksandër Gjoka është artisti i njohur shqiptar i cili vite më parë ka pasur kulmin e tij të suksesit.

Tashmë ai performon “live” në lokale të ndryshme, duke u ofruar qytetarëve mundësinë ta dëgjojnë teksa këndon. Por, çfarë mendimi ka ai për artistët që performojnë me “playback”?

Këtë përgjigje na e ka dhënë vetë ai, duke qenë i drejtëpërdrejtë e pa filtra. Aleksandri ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video ku shfaqet Dafina Zeqiri, duke kënduar me “playback”.

Ai ironizon e shton se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.

”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”-shkruan ai teksa ka bashkangjitur momentin kur këndon Dafina.


Video