“Ja ku jam…”, tregon si e kanë tallur vite më parë, Ardit Gjebrea i tregoi sot vendin bullizuesve të tij…

7 Tetor 2024, 13:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ardit Gjebrea

Pas rrëfimit të Sejdës në “Gjenerata Alfa” për përjetimin e bullizmit, edhe moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea ndau historinë e tij. Përtej suksesit që shohim sot, dikur edhe ai ka vuajtur të njëjtin fenomen për një nga detajet më karakteristike të pamjes së tij: syzet.

Gjebrea kujton se si  fëmijët e tallnin duke përdorur epitete të pahijshme, por karma ka bërë punën e saj sepse sot ia ka arritur t’ia dalë mbanë.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë.”

Video