Ivanka Trump reagon sërish pas atentatit: Sot dy vite nga humbja e nënës, besoj se ishte ajo që u kujdes për babanë

14 Korrik 2024, 19:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ivanka Trump me nënën, Ivana

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit, ka reaguar sërish pas atentatit të armatosur ndaj tij.

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, ajo kujton sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së saj, teksa thotë se ishte ajo “që po kujdes dje” për të atin, që plumbi të mos i merrte jetën.

“Dy vite më parë sot, nëna ime ndërroi jetë. Unë besoj se ajo po e mbronte babanë mbrëmë gjatë tentativës për ta vrarë”, shkruan ajo.

Ivana Trump, u nda nga jeta në vitin 2022 në moshën 73-vjeçare.



Video